Sot do të luhet ndeshja Shqipëri-Izrael në stadiumin Air Albania dhe tashmë ka filluar futja e tifozëve në stadium.
Forcat e policisë janë të shumta në afërsi të hyrjes në stadium dhe po kontrollohen imtësisht personat që duan ta ndjekin nga afër sfidën.
Ndeshja do të fillojë në orën 20:45, dhe numri i tifozëve që mbështesin kuqezinjtë pritet të jetë tejet i lartë.