Autoritet italiane kanë zbuluar nga përgjimet se pjesë e skemës së mashtrimit rezultojnë të jenë të përfshira dhe vajza të showbizzit.
Vajzat përfitonin shërbime mjekësore e estetike, përfshirë dhe operacione plastike. Si pagesë jepnin trupin e tyre e ofronin shërbime seksuale.
SPAK ka treguar mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale. Gjithashtu, anëtarët e grupit organizuar kriminal dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri.