Ju martohuni kur ta keni për mbarë, por nëse doni mendimin e një astrologeje, atëherë lexoni në vijim. Sipas Ambi Statham, këto janë rregullat e përgjithshme nëse jeni kuriozë. Shtojcë: Nëse elementët e shenjave tuaja nuk përputhen (shembull: nusja është shenjë toke, ndërsa dhëndri shenjë zjarri), atëherë vendoseni me marrëveshje. 🙂
Shenjat e zjarrit: Dashi, Luani dhe Shigjetari
Në përgjithësi, një shenjë zjarri do të kërkojë një energji të fuqishme dhe të zjarrtë rreth tyre gjatë dasmës, kështu që vera priret të jetë koha më e mirë për martesën e këtyre shenjave. Dielli shkëlqen dhe temperaturat janë të ngrohta, gjë që i përshtatet karakterit të tyre me diell dhe të zjarrtë.
Dashi – fillimi i verës, qershor
Luani – fundi i korrikut deri në fund të gushtit
Shigjetari – çdo kohë gjatë muajit të verës
Shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi
Pranvera dhe vjeshta janë periudhat më të mira për martesën e këtyre shenjave. Çdo lloj dasme me sfond nënën natyrë është mjedisi i përsosur për shenjat e tokës.
Virgjëresha dhe Bricjapi – sa më vonë në vjeshtë
Demi – pranverë, sa më afër muajit të ditëlindjes
Shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja dhe Ujori
Këto shenja mund ta shijojnë martesë në çdo kohë të vitit, me kusht që ajo të ketë të pranishëm njerëzit e zemrës.
Binjakët – destinacion ku mund të shijojnë bisedën me të ftuarit
Peshorja – një destinacion klasik, magjepsës
Ujori – një mjedis i pazakontë, i paparashikueshëm
Shenjat e ujit: Gaforrja, Peshqit dhe Akrepi
Uji është tema e këtyre shenjave, pavarësisht nga stina që zgjedhin.
Gaforrja – dasmë në plazh
Peshqit – dasmë pranë një liqeni ose lumi; martesë në fund të dimrit do të ishte shumë e përshtatshme
Akrepi – martesë në perëndim të diellit, pranë një liqeni