-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha rikthen “KOP”-in: Dy lëvizjet që do të rrëzojnë Ramën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi dy lëvizjet e para për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Së pari ai bëri thirrje për krijimin e një fronti opozitar me të gjitha forcat politike që janë kundër qeverisë, por edhe individë dhe sindikata. Lëvizja e dytë lidhet me “KOP”-in numër dy.

Sali Berisha po përsërit atë që bëri në 2005, që krijoi Komitetin e Orientimit të Politikave duke “thithur” nga jashtë shumë të rinj, mes tyre edhe Lulzim Basha. Këtë herë në rikthimin e tretë Sali Berisha tha se do të krijojë, bordet, që janë e njëjta gjë si “KOP”-i.

Do të ngrihen bordet kombëtare sipas fushave, ku ne do të përpiqemi që të tërhqim personalitetet më të shquara, më të ditura, të atyre fushave, të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Sikundër bordet janë të hapura edhe për të huajt që duan të kontribuojnë. Hapja duhet të fuqizojë dimensionin e të rinjve dhe zonjave, grave.

Fronti është diçka tjetër; vendosja e organizuar ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat opozita, individët, apo organizatat që duan të angazhohen në këtë front për shpëtimin e Shqipërisë. Me të gjithë botën akademike apo të mediave” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit