Një grabitje me armë ka ndodhur në Durrës, dy persona të cilët po udhëtonin nga Vlora drejt Tiranës iu është vjedhur makina.
Dy të rinjtë kishin ndaluar për të pirë një cigare në momentin që iu është ngritur prita.
Grabitësit të cilët ishin me një automjet me targa italiane tip ‘BMW’ arritën të vjedhin mjetin tip ‘Audi a7’ ngjyrë të zezë me targa AB 080 BU.
Burimet bëjnë me dije se dy personat ishin të maskuar me maskë covidi dhe kapele.
Dy të rinjtë nga Vlora kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit.