Presidenti Ilir Meta është takuar me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj.
Takimi i Presidentit Meta me Presidentin Begaj u zhvillua në ambientet e Pallatit te Brigadave.
“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z. Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve” shkruan Ilir Meta.
Një ditë më parë Begaj takoi ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi.