-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin e konsideron veten car: Jam njësoj si Pjetri i Madh

Kryesoret

Vladimir Putin e ka krahasuar veten me Pjetrin e Madh, monarkun rus të shekullit të 18-të, duke lënë të kuptohet se e konsideron veten një “car”.

Në deklaratën e tij, presidenti rus, dukej se pranonte se lufta në Ukrainë ishte pjesë e një pushtimi perandorak. Në një takim me sipërmarrës të rinj dhe shkencëtarë, Putin u shpreh se po i kthente Rusisë territorin që i përket.

“Pjetri i Madh udhëhoqi Luftën e Veriut për 21 vite. Dukej sikur ai po luftonte me Suedinë dhe po pushtonte territore. Ai nuk po pushtonte asgjë! Ai po i merrte përsëri ato!”, tha Putin.

Me këtë deklaratë, Putin tentoi të bënte një lidhje të drejtpërdrejtë midis përpjekjes së tij për të pushtuar Ukrainën dhe luftës së Pjetrit të Madh kundër Suedisë. Ai vazhdoi të nënkuptojë se besonte se toka ukrainase së shpejti do të shpallej ruse dhe përfundimisht do të njihej si e tillë.

“Kur Pjetri i Madh vendosi kryeqytetin e ri në Shën Petersburg, asnjë nga vendet europiane nuk e njohu këtë territor si rus. Të gjithë e njohën atë si territor suedez”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Putin tha se Rusia nuk do të bjerë në të njëjtin kurth si ish-Bashkimi Sovjetik dhe premtoi se ekonomia e vendit të tij do të mbesë gjithmonë e hapur. Presidenti shtoi se sfida që vendi ka përpara tani është të fuqizohet dhe më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit