32-vjeçari shqiptar që u arrestua pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në zonën e Finikasit në Selanik është lënë në burg ndërsa vëllai i tij është lënë i lirë me detyrim paraqitje në komisariat.
Protothema shkruan se ai dhe vëllai i tij akuzohen për trafik droge në bashkëpunim. 32-vjeçari akuzohet edhe për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme, armëmbajtje pa leje, mbajtje municionesh, të shtëna pa qëllim, dëmtim i pasurisë së huaj.
Me kërkesë të prokurorit, 32-vjeçari është lënë në arrest me burg ndërsa tjetri 29-vjeç është lënë i lirë me detyrim paraqitje në komisariat dhe ndalimit të daljes jashtë vendit.
Sipas aktakuzës, 32-vjeçari pasditen e së martës ka nisur të qëllojë vazhdimisht brenda dhe jashtë pallatit ku ndodhej, në Finikas të Selanikut.
Hetimet policore janë kryer në prani të prokurorit dhe gjatë tyre janë konfiskuar 23 kilogramë kanabis, 1200 gramë kokainë, si dhe 16.000 euro.