Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit dot të filloi për pak minuta dhe interesimi i tifozerisë ka qenë tejet i lartë
Edhe pse Liga e Kombeve është turneu i tretë për nga rëndësia nga ato ku merr pjesë përfaqësuesja, përgjigja e tifozerisë ka qenë shumë pozitive dhe pritet që stadiumi “Air Abania” të ketë një prani shumë të madhe mbështetësish të kuqezinjve.
Sipas “SuperSport”, deri 90 minuta para ndeshjes, burime zyrtare raportojnë se janë shitur më shumë se 16500 bileta për këtë duel, një numër i konsiderueshëm për një impiant me një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh. Kësisoj do të jetë e garantuar një atmosferë elektrizuese në tribunat e “Air Albania” për një sfidë që mund të përcaktojë rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.