Vadym Skibitsky, numri 2 i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka treguar për “The Guardian” gjendjen e dëshpëruar ku ndodhet aktualisht vendi i tij.
“Kjo është një luftë artilerie dhe sa i përket artilerisë, ne po humbasim. Tani gjithçka varet nga ajo që na jep Perëndimi. Ukraina ka një armë për çdo 15 armë ruse”, tha Skibitsky për tabloidin britanik.
Zyrtari gjithashtu nuk e përjashton që Rusia të përpiqet të “ngrijë” konfliktin për një kohë të caktuar, në përpjekje për të detyruar Perëndimin që të heqë sanksionet e vendosura ndaj saj.
“Pasi të hiqen, ata do të fillojnë përsëri luftën. Shikoni çfarë ka ndodhur në 8 vitet e fundit”, theksoi Vadym Skibitsky.