Presidenti i SHBA-së Joe Biden u shpreh se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk donte të dëgjonte kur inteligjenca amerikane e njoftoi se Rusia po përgatitej ta pushtonte Ukrainën.
Bideni tha se e dinte se “shumë njerëz mendonin se ai po e ekzagjeronte”, kur raportet kishin zbuluar se Vladimir Putin i Rusisë “do të dilte jashtë kufirit”.
“Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelensky nuk donte të dëgjonte”, ka thënë Biden.