Presidentit i sapozgjedhur i Shqipërisë Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga Vladimir Putin për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.