Partia Socialiste nesër feston 31-vjetorin e themelimit. Me rastin e këtij përvjetori, selia e PS ka organizuar një festë për socialistët.
Edi Rama i ka dërguar një ftesë dhe LSI-së. Monika Kryemadhi nuk do të marrë pjesë.
Sipas lajmeve që kanë qarkulluar në media, Kryemadhi në festë do të çojë Endrit Braimllarin dhe Erisa Xhixhon. Nga PD, Enkelejd Alibeaj që Rama e njeh si kryetar të komanduar, nuk ka marrë ftesë.
Ditën e diel në orën 19:00 socialistët do të organizojnë pritjen në oborrin e selisë rozë.
Mbrëmjen e djeshme socialistëve u ka mbërritur një mesazh, që të bashkohen në festimet që do të mbahen nesër në 19:00, tek Sheshi “Austria” (pranë selisë së PS).
Partia Socialiste ndodhet në mandatin e tretë në qeverisje, si asnjë forcë tjetër politike në Shqipërinë post komuniste.