Dibranët në Nju Jork kanë protestuar këtë të shtunë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës.
Me pankarta në duar ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen Ramës duke i thënë ‘të mos i provokojë’.
“Edi Rama hiqe pritën, mos na provoko!”
“Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë”.
“Ruaje Drinin, ruaje Dibrën”, shkruhet në pankartat e tyre.