Lulzim Basha sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 48 vjeç, një ditë që përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Me këtë rast bashkëshortja e tij, Aurela Bahsa ka shpërndare në rrjete sociale Facebook dhe Instagram një foto të çifitit krahas së cilës shkruan “gëzuar ditëlindjen zemër”.
Lulzim Basha ka lindur në 12 qershor 1974 dhe prej tetë vitesh ishte në krye të PD-së.
Më 21 mars të këtij viti Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë duke theksuar se kështu i hap rrugën ribashkimit të partisë.
Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e Ministrit të Jashtëm, i Brendshëm, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit apo edhe Kryetar i Bashkisë Tiranë.