-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryebashkiaku i Vorës kapet me drogë në Itali

Kryesoret

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane më 27 maj të 2022 me kokainë. Kajmaku është arrestuar në zonën e San Benedeto del Tronto me 20 kg kokainë.

Kujtojmë se fshehja e një dënimi në Greqi për falsifikim parash në formularin e dekriminalizimit çoi në shkarkimin e Kajmakut nga drejtimi i bashkisë së Vorës. Pasi u zgjodh në krye të bashkisë më 30 qershor 2019 ai u denoncua nga PD për fshehjen e dënimit. Kjo akuzë u vërtetua nga prokuroria e Tiranës e cila mori informacione nga autoritetet greke. Në një letërporosi autoritetet greke konfirmuan se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Provat e gishtërinjve që vërtetonin akuzat e Kajmakut i provuan akuzat, ndaj KQZ i hoqi mandatin Kajmakut. Që prej Nëntorit të 2019, Agim Kajmaku i është fshehur drejtësisë. Ai u arrestua u arrestua në 2020 në një spital pasi vuante nga probleme shëndetësore. Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-numrin një të Bashkisë së Vorës, nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Në qershor të 2020, Agim Kajmaku dorëzua Polici, pas disa muajsh arrati, ndërsa gjykimi ndaj tij po zhvillohet në gjendje të lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit