Disa detaje të reja kanë dal nga atentatit me tritol i ditës së djeshme ndaj të riut, Aleksandër Sadikajt.
Shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe janë përpjekur të shmangen dëmet kolaterale, por duke qenë se ka qenë i fortë është dëmtuar një grua me vajzën e saj që po udhëtonin në të njëjtën rrugë si Sadikaj.
Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë vrasës me pagesë dhe vrasja është e porositur.