Një rast vdekjeje i dyshimtë është shënuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një burrë u dërgua nga spitali i Pejës drejt Qendrës Klinike para katër ditësh.
Policia e Kosovës ka njoftuar se familjarët e tij kanë dyshime se të ndjerit nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.