Policia e Durrësit, ka bërë të mundu e arrestimin e dy 21-vjeçarçve, pasi janë kapur duke tregtuar kanabis.
Në kuadër të operacioni, policia ka sekuestruar 260 fara të dyshuara natkotike cannabis sativa me qëllim tregtimin e tyre dhe ka arrestuar dy 21-vjeçarë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës”, bën me dije policia.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.