-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Holanda është kthyer në mbështetësen më të madhe të Shqipërisë për integrimin e BE-së

Kryesoret

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është kthyer në mbështetësin më të madh të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Edhe pse ai kundërshtoi me zë të lartë hyrjen e dy vendeve në BE disa vite më parë, Rutte tani po e miraton.

Kështu shkruan prestigjiozja holandeze “De Telegraaf”.

Sipas saj Kabineti dhe partitë e koalicionit janë pro anëtarësimit të dy vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian.

Madje ajo shkon më tej duke theksuar se Kabineti po bën presion që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen.

Një kthesë në heshtje – kështu mund të quhet kursi i Holandës kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo dobëson të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Rutte në 2018-ën për anëtarësimin në BE të dyja vendeve.

Holanda më pas bllokoi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tani Rutte ka marrë rolin e përshpejtuesit dhe negociatorit.

Ai ka udhëtuar nëpër Evropë këto muajt e fundit për t’i sjellë të gjithë në të njëjtën linjë aprovimi.

Pothuajse të gjitha vendet e BE-së janë të bindur dhe negociatat e pranimit janë gati të fillojnë – përveç qëndrimit të Bullgarisë.

Por si ndryshoi qëndrimi holandez?

Në nëntor 2020, Holanda argumentonte se Shqipëria, duhet të përmbushte të gjithë kushtet e vendosura sipas përcaktimeve të Këshillit Evropian më 24 mars 2020.

Madje, ishte kërkuar që të ishin përmbushur bindshëm!

Sipas diplomacisë holandeze në atë kohë, dy ishin aspektet më shqetësues: Mospërmbushja e kuorumit të Gjykatës Kushtetuese dhe paaftësia e Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar të gjitha çështjet.

Në atë kohë, nga Holanda apelohej për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Hapa, të cilët sipas holandezëve tashmë, janë ndërmarrë.

Janë pikërisht këto dy pika që jepen të argumentuara sërish në argumentin e holandezëve. Por, këtë herë, qëndrimi është pro. “Shqipëria ka bërë sa duhet për hapjen e negociatave”.

Dy fushat kryesore ku Shqipëria ka kryer arritje, janë përpara në sundimin e ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit.

Këtë qëndrim ja ka parashtruar Parlamentit të Holandës, ministrja e Jashtme, Sigrid Kaag. Në atë raport, pasqyrohet përparimi në tema prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizua

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit