Shqipëria me firmën e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi ka dorëzuar letrën e interesit për anëtarësimin në mekanizmin e menaxhimit te krizave.
Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič ndodhet në një vizitë në Shqipëri ku u takua me kryeministrin Edi Rama, teksa më pas dolën në një konferencë për mediat.
Kreu i qeverisë shqiptare i njohu meritat për ndihmën për tërmetin, pandeminë dhe zjarret.
“Reformimi i mbrojtjes civile është në reformim në rang kombëtar. Tërmeti, pandemia, BE na lehtësoi plagët dhe na lehtësoi përballjen me armikun e padukshëm.
Nga ana tjetër, edhe falë ndihmës së komisionerit, kemi marrë ndihmë për përballjen me zjarret e rënda vitin e shkuar, ku mjetet ajrore” tha Edi Rama.
Janez Lenarčič i dorëzoi një plan Edi Ramës. “Mekanizmi nuk përmban vetëm shtetet anëtare, por edhe të tjera, për momentin kemi edhe gjashtë të tjera.
Disa mungojnë dhe njëra prej tyre është Shqipëria dhe kemi vendosur që kjo të ndryshonte dhe jam i lumtur që ju të më dorëzoni kërkesën për t’u bërë pjesë e mekanizimit të mbrojtjes civile” tha ai.