Transferimi ishte i kryer, por tashmë është edhe zyrtar. Erling Haaland është lojtar i Manchester City.
Sulmuesi norvegjez firmosi kontratë deri në vitin 2027, duke ndjekur gjurmët e të atit, Alf-Inge, i cili ka luajtur me “citizens” në fillimin e viteve 2000.
Haaland vendoset nën urdhrat e Guardiolës pas 86 golave në 89 ndeshje me Borussia Dortmund.