Ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
Gjatë kësaj mbledhje, do të zhvillohen diskutime për fillimin e procesit të reformës territoriale.
Të mërkurën do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën territoriale.
Duke u nisur nga kjo, demokratët do të konsultohen mbi dokumentin për çështjet që do të diskutohen në këtë komision.