Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të martë grupin parlamentar të PD, ku në fokus ka qenë diskutimi në lidhej me reformën territoriale.
Gjatë mbledhjes ai është shprehur se në fund të korrikut do të kenë propozime konkrete për Reformën Territoriale.
“Në fund të muajit korrik PD do të dalë me një propozim konkret për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë. Ndërkohë gjatë muajit qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale,” është shprehur ai.
Kjo mbledhje është zhvilluar 1 ditë para mbledhjes së Komisionit të ngritur për Reformë Territoriale.
Mësohet se në mbledhje kanë qenë të pranishëm 16 deputet, të cilët janë:
1: Kastriot Piroli
2: Flamur Hoxha
3:Emilja Koliqi
4: Andja Ulliri
5: Dhurata Çupi
6: Saimir Korreshi
7: Gazment Bardhi
8: Eralda Tase Bano
9: Zheni Gjergji
10: Ferdinant Xhaferri
11: Enkelejd Alibeaj
12: Arbi Agalliu
13: Bledjon Nallbati
14: Lefter Gështenja
15: Oriola Pampuri
16: Xhelal Mziu