Ditën e sotme Sali Berisha ka organizuar një takim me mjekët për të diskutuar rreth problematikave të shëndetësisë në vend.
Ndër problemet më të rënda që u konstatua ishte ai i mjekëve të linin vendin dhe që përgatiteshin për të shërbyer jashtë.
“Lista e problemeve në shëndetësi është më e gjatë se kjo që ne përmendëm këtu, por si mjek, si intelektual dhe si patriot, në qoftë se do pyeteshim për zhvilimet më të dhimbshme të këtij vendi, e para do të ishte fëmijët që emigrojnë dhe e dyta mjekët që i nisim për eksport.
Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite.
Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë.
Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës,” deklaroi Berisha.