Në një takim me mjekët këtë martë, kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje që bluzat e bardha të ngrihen për rrëzimin e kësaj qeverie.
Nevojitet angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme ndaj kësaj qeveria. Në vitin 1990 ndodhi një lëvizje e ngjashme. Po bien sirenat e një drame të madhe për shqiptarët.
Ai u shpreh se Ministria e Shëndetësisë edhe letrën higjienike e blen me tender sekret. “Edhe letrën higjienike, kjo ministre e blen me tender sekret, prandaj nuk rriten rrogat tuaja. Kjo ministre porosit 50 respiratorë në kohën kur ata ishin aparate jetëshpëtimi. Edhe sot nuk ka paguar asgjë pasi është mik i ministres, është mik i tyre”, tha Berisha.