-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkot gjyqeve, Berisha në krah të avokatëve: Dy qëllimet e Ramës me hartën e re

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha mbështet avokatët që kanë nisur sot bojkotin katër ditor të gjyqeve në të gjithë vendin për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore.

Kryetari i PD-së shprehet se Rama ka dy qëllime kryesore, të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi.

Sot greva 4 ditore e avokateve te vendit kunder Hartes se Gjykatave. Te dashur miq, sot te gjithe avoketrit e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re anti-kushtetuese, anti-ligjore, te sistemit gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.

Kjo harte ne menyre arbitare mbylle 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetarve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoj.

Harta anti-kushtetuese Rama ka dy qellime kryesore: Te vendos nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi. Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokatve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetarve shqiptar, ju beje thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehereshem te saj” shkruan ai.

Të gjithë avokatët në Shqipëri janë në grevë nga dita e sotme deri të premten, pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, që miratoi KLGJ me propozimin e ministrisë së Drejtësisë.

Kreu i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia kërkoi dje reflektimin e qeverisë, në të kundërt greva nuk do të ndalet duke bllokuar proceset gjyqësore.

Por qeveria nuk heq dorë. Ministri Ulsi Manja tha se dje harta e re është bazuar në standardet europiane.

Në kushtet që palët nuk tërhiqen dhe greva vazhdon, ata që po e pësojnë janë qytetarët, aq më tepër në të ardhmen, ku parashikohet që të ketë vetëm një gjykatë Apeli për të gjithë Shqipërinë që do të jetë në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit