Më shumë se një vit nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, të njohur si “Pipi”, ekspertët e prokurorisë sot kanë shkuar sërish në vendin e krimit për të rindërtuar skenën e vrasjes.
Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga krimi, prokurorët duket se janë ende të paqartë.
Ish-drejtori i spitalit Psikiatrit, Pjerin Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i Gazmend Bardhit.
Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota, e cila është punonjëse e policisë.
Paplekaj pranoi krimin dhe u dorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje.
Kjo vrasje është përdorur nga Sali Berisha dhe grupi i tij edhe për luftën e brendshme në PD, që kanë akuzuar Gazment Bardhin.