Pas përfundimit të mbledhjes brenda PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur s në fokus të saj ka qenë reforma territoriale, ku sipas tij ajo është kërkuar me ngulm të madh nga qytetarët.
Po ashtu ai ka shtuar se pjesë e komisionit të kësaj reforme do të jenë dhe kryetarët e komunave dhe bashkive.
“Reformën e kanë kërkuar shqiptarët. I kam informuar për mënyrën sesi do të operohet gjatë komisionit për Reformën Territoriale. Ajo që do jetë e rëndësishme është se gjatë këtij komisionit, do të marrin kontributin e të gjithë ish kryetarëve të bashkive dhe të komunave, të çdo eksperti që ka njohuri në mënyrë që ekspertiza të jetë e vlefshme dhe neutrale.
Ajo që ne kemi si synim kryesor është që me këtë reformë territoriale të jenë në fokus shërbimet që qytetarët duhet të marrin,” është shprehur ai.