Hysen Picin, i cili pak ditë më parë nuk iu bind patrullës së policisë së Durrëst për të ndaluar dhe aksidentoi njërin prej policëve, mësohet se natën e ngjarjes ka përdorur makinën e Aldo Avdylaj, tipi Range Rover, ky i fundit pjesë e bandës së Durrësit.
Gjykata ka ngritur dy akuza mbi Picin, atë të “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”, por nuk ka asnjë akuzë për plagosje me dashej.
Ai i rrezikoi jetën policit, i cili përfundoi te Trauma nga plagët e rënda, ku u vizitua në spital edhe nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Neritan Nallbati.