15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protesta për çmimet, Tabaku: Rama ofron lugën e propagandës

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, referuar rritjes së çmimeve thekson se të gjithë ata që e bëjnë pazarin vetë e ndjejmë tashmë rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Ajo shprehet se qytetarët kanë rroga qesharake dhe janë të braktisur nga qeveria përballë varfërisë së lartë dhe inflacionit.

“Kush e bën pazarin vetë e ka të qartë se sa janë rritur çmimet! I blejmë perimet  më shtrenjtë sepse nafta është 260 lek/litër.

Çmimi energjisë ka shkuar në 18 lek/kwh kurse subvencionet dhe paketa ndihmëse më e ulëta në rajon!

Me rroga qesharake, varfërinë e lartë dhe një inflacion të frikshëm qeveria ofron lugën e propagandës!”, shkruan Tabaku.

Nesër pasdite është njoftuar një protestë nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit