-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi është për normalizim marrëdhëniesh jo për njohje

Kryesoret

Për që pozicioni i Bashkimit Evropian ndaj anëtarësimit të Serbisë është që ta njohim Kosovën është e vërejtshme, por nuk është pozicion zyrtar, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se BE e frazon dialogun Kosovë-Serbi si “dialog për normalizim të marrëdhënieve” dhe jo me “njohje të ndërsjellë”.

Një mesazh të tillë, tha ai, e kanë marrë nga kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij së fundit në Prishtinë dhe pastaj në Beograd.

“Ne këtë e kemi vërejtur, edhe pse shumë njerëz në sferën politike dhe publike nuk donin ta vërenin. Por, në procesin zyrtar të negociatave, është ende ‘normalizim i plotë i marrëdhënieve’, askund nuk flitet për ‘njohje të ndërsjellë”, ka thënë ai për Tanjug.

Vuçiç, mes tjerash akuzoi Kosovën për “spastrim të Veriut nga serbët”, të cilët, sipas tij, “besojnë që jetojnë në Serbi”.

“Ata po ngritin kallëzime penale kundër njerëzve që janë kundër Prishtinës, që është provë që dikush dëshiron të dëbojë serbët politikisht dhe fizikisht që mendojnë se jetojnë në Serbi dhe jo në Kosovë”, vazhdoi ai.

“Qëllimi i tyre i vetëm është të pastrojnë veriun dhe atëherë të mendojnë se gjithçka është kryer. Dhe të gjithë po pretendojnë të jenë të çmendur në komunitetin ndërkombëtar sikur asgjë nuk po ndodh”, ka shtuar më tej Aleksandër Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit