-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Ballkani Perëndimor është në krah të Ukrainës, BE të bëjë më shumë

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abozoviç, gjatë konferencës në Kiev tha se vendet e Ballkanit perëndimor janë në krah të popullit ukrainas.

Ai theksoi se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po japin një kontribut i cili mbase nuk është i mjaftueshëm, por është një mesazh i qartë për vendet e tjera të BE, që të bëjnë më shumë për Ukrainën.

“Vendet tona, duhet të them që gjithçka që lidhet me parimet elementare, demokratike, për ne është në rregull e njëjta gjë vlen dhe për BE-në. Keni mbështetjen e Malit të Zi, sigurisht që kam i gëzuar që keni dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo që është e rëndësishme është që lufta të ndalet, duhet të gjejmë një rrugë si të ndalim shkatërrimin masiv, vrasjen e njerëzve, pas kësaj do të keni mbështetjen e plotë për rindërtimit të vendit tuaj.

Ne nuk kemi shumë kapacitet, por do të japim kontributin tonë, siç po u japim disa pajisje dhe mbështetje financiare, e cila nuk është mjaft, por është mbështetja jonë. Mbështetja e 3 kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, është një mesazh i fortë për vendet e BE-së që kanë mundësi reale për të bërë më shumë se sa ne. Ajo çfarë keni bërë deri tani është e pabesueshme, do të keni mbështetjen tonë. Çdo ukrainas që ndodhet në Malin e Zi janë të mirëpritur dhe ndihen të sigurt”, tha Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit