Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur falënderues që Shqipëria iu bashkua sanksioneve për Rusinë.
“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”, shkruan Zelensky.