Prej një muaji nuk ka asnjë gjurmë të 29-vjeçarit Ulvi Skana i cili rezulton i zhdukur prej 17 majit të këtij viti.
Ai sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe ditën që ka humbur kishte dalë nga shtëpia e tij në Bathore duke iu thënë prindërve se do emigronte sërish.
Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar rastin si rrëmbim personi dhe ka nisur hetimet. Po merren në pyetje të gjithë personat me të cilët i riu ka pasur kontakt para se të zhdukej.
“Djali është marrë në pyetje për një vrasje të ndodhur me 23 dhjetor në Institut, konkretisht Can Karriqit” tha i ati i të riut të zhdukur.