Botërori i Katarit do të ketë disa mungesa të mëdha. Për shkak të mos kualifikimit të shumë Kombëtareve me emër, shumë futbollistë të mëdhenj nuk do mund të marrin pjesë.
Më poshtë do t’u njohim me një listë të lojtarëve që do e shijojnë evenimentin nëpërmjet televizionit, natyrisht do theksojmë ata që kanë vlerën më të madhe në merkato.
Në vendin e parë qëndron Erling Haaland. Sulmuesi që kushton 150 milionë euro do qëndrojë në shtëpi pasi Norvegjia e tij nuk ka prerë dot një biletë për Katar.
Në vendin e dytë është Mohammed Salah. Sulmuesi që vlen 90 milionë euro bëri të pamundurën për të ndihmuar Egjiptin e tij në kualifikuese, por nuk ishte e thënë.
Në vendin e 3-të është Nico Barella (70 milionë euro). Mesfushori i Interit zhvilloi një sezon fantastik në Serie A, ndërsa Përfaqësuesja e tij italiane zhgënjeu në Play Off ndaj Maqedonisë së Veriut.
Në Botërorin e Katarit mungojnë edhe futbollistë si Chiesa, Skriniar, Osimhen, Alaba, Kessie dhe Kulusevski.