Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç janë gjendur ditën e sotme mes rrënojave dhe bombardimeve që prej disa muajsh po shkatërrojnë Ukrainën.
Fotot e publikuara nga Rama tregojnë gjendjen e mjerueshme, dhe shkatërrimet mes të cilave banorët e vendit zgjohen çdo ditë.
Kryeministri i Shqipërisë, postimin e fotove e ka shoqëruar me një zemër të thyer, ç ka nënkupton pikëllimin e tij për luftën që po zhvillohet.
Kryeministri Rama ka lënë shënimin e tij në librin e kujtimeve me mesazhin që bota të triumfojë dhe “ta ndalojë këtë horror dhe Ukraina të mund të dalë nga ajo e rilindur”.
Ata mbërritën në orët e para të mëngjesit dhe kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka dhe Irpini, por mes tyre edhe Bucha-n, ky dhjetëra civilë u gjetën të masakruar dhe të lidhur nga forcat ruse.