Ashtu siç e kishin paralajmëruar disa ditë më parë, ka nisur protesta e qytetarëve dhe shoqërisë civile kundër rritje.
Dhjetra persona kanë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
“S’mban më ujë pilafi” është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale.
Po ashtu thirrjet e protestuesve kanë qenë të njëjtat me ato të dy muajve më parë për uljen e çmimeve, dhe se jetesa është e papërballueshme, për shkak se çmimet janë njësoi si në të gjithë Europën, por paga është tejet e ulët.