Dita e mërkurë e 15 qershorit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku priten reshje në disa pjesë të territorit të Shqipërisë.
Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun e Dibrës, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.
Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë reshje në formë shtrëngate, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre, me kohëzgjatje të shkurtër.
Era parashikohet të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriu në jug.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 31 °C, në vendet e ulëta 19 / 32 °C, në vendet malore 11 / 25 °C.









