Edi Rama është pritur ditën e sotme në Kiev nga Volodymir Zelensky. Së bashku me të ka qenë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilët janë konsideruar nga presidenti i Ukrainës si partnerë tej të rëndësishëm në mbështetjen për luftën.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç,” ka shkruar Zelensky në një postim në Facebook.
Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka qenë i pranishëm në tryezën e bisedimeve përmes një video mesazhi.