Arrestohet ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë, pasi u përfshi në një konflikt me një bashkëfshatar të tij. Ngjarja ndodhi në zonën e Fanit në Mirditë.
Mësohet se ndaj Altin Nikollit është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rendë me dashje.
Ai ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë dhe pas veprimeve hetimore ka rezultuar se si është autor i ngjarjes, ndaj është lëshuar dhe urdhër ndalimi.
Mësohet se konflikti i tyre ka nisur për motive pronësie.