-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Breshëri plumbash në Shkodër, djali dëshmon si u vra i ati 74-vjeçar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e 15 qershorit, ku një 76-vjeçar u qëllua 16 herë me pistoletë.

I moshuari Lulash Qipuri, fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spital, dhe pas ndërhyrjes së bërë nga mjekët nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autori ka qenë i maskuar në momentin që ka mbërritur në lokalin e Qepurit.

Mësohet se personi që ka qëlluar ndaj 74-vjeçarit ka qenë i maskuar dhe ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtim të Stomgolemit, aty ku ishte edhe i moshuari. Autori ka qëlluar disa herë me pistoletë duke e lënë të plagosur fillimisht, por më pas ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Më pas, autori ashtu sic ka ardhur në këmbë është larguar me vrap në këmbë.

Pasi është qëlluar ndaj 74-vjeçarit, djali i tij ka marrë një armë dhe i është kundërpërgjigjur. Pra janë përdorur dy armë zjarri, pistoleta e autorit dhe armë që është përdorur nga djali i viktimës, një shotgun.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhojat, 10 janë nga  pistoleta dhe të tjerat nga shotgun-i. Po ashtu mendohet se skena mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të sekuestrohen nga policia. Ndërkohë djali i viktimës është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime të mëtejshme.

HETIMET

Vrasja e 74 vjecarit, Lulash Qepuri është e e paqartë, por ajo që dihet është se në vitin 2012 ai është arrestuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Dyshimet e para që ka policia janë për shkak të drogës, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit