“5pyetjet.al” siguron foton e Lulash Qepurit 76 vjeç, që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në fshatin Stom Golem.
76 vjeçari ishte ulur në verandën e lokalit të tij fare pranë rrugës, kur një person i maskuar ka qëlluar ndaj tij.

I biri i viktimës ka qëlluar në drejtim të autorit me “shotgun” dhe më pas njoftoi policinë; “ejani se më vranë babanë”.
Lulash Qepuri ishte arrestuar në 2011 nga policia për veprat penale ”Kultivim dhe shitje e paligjshme të bimëve narkotike” dhe ”Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Për autorin ende nuk ka asnjë gjurmë.