“Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”.
Kështu është shprehur në një intervistë të fundit për BBC ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov teksa foli për luftën në Ukrainë.
Ministri pretendoi se Kombet e Bashkuara po përdoren për të përforcuar lajmet e rreme nga Perëndimi, pasi u lexuan citate nga një raport i OKB-së që detajonte krimet e dyshuara të luftës ruse.
“Ne nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”. Tha Lavrov.
Rusia ka kundërshtuar zgjerimin drejt lindjes së NATO-s, një aleancë ushtarake prej 30 anëtarësh e vendeve perëndimore.