-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Kuvend/ Deputeti shkon me shportën e ushqimeve: Ngrihuni në këmbë

Kryesoret

Në qendër të debatit në seancën e sotme plenare pritet që të jetë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit.

Në nisje të seancës, deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka shkuar në Kuvend me një shportë me ushqimet bazë që konsumon një familje.

Demokrati i listoi ushqimet që kishte blerë dhe çmimin që sipas tij është e papërballueshme për një familje nëse shteti nuk indekson rritjen që ka ndodhur.

Kjo është një shportë që cdo familje shqiptare përballet për t’u ushqyer familjen. Unë kam marrë produktet bazë; vaj, sheqer, oriz, makarona, bukë dhe bëhet fjalë për çmimet më të ulëta dhe të gjitha bëjnë 30 mijë lekë të vjetra dhe është vetëm për 2-3 ditë.

Imagjinoni një familje prej 4 vetësh, sa i bie që të ushqehet. Duhen 500-600 mijë lekë në muaj vetëm për të mbushur barkun. Llogarit dhe perimet! Nuk bëhet fjalë për mish dhe fruta. Unë kam ardhur në shenjë proteste.

Që kur hyjmë te dera e parlamentit përballemi me njerëz që nuk i përballojnë, si garda apo ju gazetarët. I përballojnë, deputetët apo ministrat, por familjet shqiptare 50% të buxhetit e shpenzojnë për ushqime.

Nuk e kam bërë për politikë, por kam ndjeshmërinë për ata qytetarë. I bëj thirrje Ramës dhe qeverisë që të indeksojë rritjen e çmimeve dhe t’u japë ndihmë familjeve në nevojë. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit