-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama, Veliaj dhe Erdogani

Kryesoret

Nga Enver Robelli

Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë ku kryetari i saj pranon të vendoset një pllakë përkujtimore për “shehidët e Erdoanit”, të vrarë pas përpjekjes për puç në Turqi më 2016. Këtë pllakë shpesh e ruan policia në Tiranë.

Pa pasur fare nevojë, Tirana shndërrohet në arenë të konflikteve të brendshme turke. Dënimi i tentimit për puç mjafton. Më shumë s’ka nevojë asnjë shtet të përzihet në tifozeri për Erdoanin, as për ndonjë palë tjetër.

Por kjo nuk i mjafton udhëheqjes së Tiranës, andaj i imiton qytetet turke si Gaziantepin dhe Shanliurfën. Pastaj: në Tiranë Erdoani ka ndërtuar tashmë xhaminë më të madhe në Ballkan.

Kësisoj kjo xhami e ka lënë nën hije xhaminë e Mbretit Fahd në Sarajevë, e cila konsiderohej si më e madhja në Ballkan.

Kaq sa i përket tendencave propagandistike nga Tirana lidhur me ndërtimin e xhamisë në Prishtinë (ndonëse personalisht kam qenë adhurues i një projekti tjetër, modern, dhe jo i këtij projekti).

Si vendet e tjera të rajonit edhe Kosova ka pasur probleme me ekstremistë në kontekst të luftës në Siri. Veprimet e autoriteteve kundër kësaj strukture kanë qenë energjike.

Por hiç më mirë nuk qëndron as Shqipëria sa i përket ekstremistëve fetarë. Keni parë ndonjë kryeministër europian që fluturon në Liban për t’i marrë shtetasit shqiptarë të mbetur nëpër kampe pas disfatës së ISIS-it? Kështu që secili le ta pastrojë oborrin e vet, pa propagandë kundër Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit