-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëqethëse, flet e dashura: Fjalët e fundit të “Sanços” para se ta vrisnin me bombë në Tiranë

Kryesoret

Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh. Një ngjarje tronditëse për mënyrën se si autorët zgjodhën ta eliminonin nëpërmjet shpërthimit të një sasie lënde plasëse të vendosur poshtë sediljes së makinës me të cilën udhëtonte, ku hetuesit dyshojnë se ekzekutorët kishin vendosur 500 gram tritol në shasinë e automjetit. Pamje të rënda të atentatit që cënuan edhe njëherë fort sigurinë në vend. Ndërsa fati ishte me një drejtuese mjeti dhe fëmijën e saj që po lëvizte në momentin e atentat me makinën e saj, që shpëtoi me lëndime të lehta nga shpërthimi i fuqishëm i eksplozivit.

Një ngjarje që përhapi panik e pasiguri të qytetarët, pasi u shënua në një nga akset më të rëndësishme në vend, me qarkullim të ngarkuar. Kupola e policisë së shtetit mbërriti në vendngjarje, ndërsa hetuesit nisën punën duke mbledhur provat e marrë dëshmitë e para. Por çfarë tha në dëshminë e saj e dashura e Aleksandër Sadikaj, e cila bashkëjetonte prej 3 vitesh me të riun nga Memaliaj, një personazh ky me rekorde të shumta penale, që kishte në pronësi një agroturizëm në vendlindjen e tij, si edhe një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Dëshmia e bashkëjetueses së Aleksandër Sadikajt:

“Zakonisht Aleksandri rrinte në Tiranë ku ka një bar-kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj ku ka një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë ne Memaliaj pasi interesohej për fermën. Në dijeninë time as Aleksandri, as familjarët e tij nuk kanë patur konflikte apo probleme me ndokënd”.

Por edhe pse e dashura nuk pohoi që bashkëjetuesi i saj të kishte probleme, siç e theksuam edhe më lart Aleksandër Sadikaj mbante mbi supe disa ngjarje të rënda. Ai ishte i njohur si një person me precedentë penal të theksuar në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit si edhe ndaj narkotikëve narkotikëve, të cilat janë disa nga pistat ku policia po heton mbi vrasjen e tij. Në vitin 2019 ai ishte përfshirë në një ngjarje të rëndë në Sarandë, ku tentoi të vriste me thikë 40-vjeçarin nga Vlora, Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë.

Ndërkohë që krahas akuzave si autor i disa vjedhjeve, disa vite më parë ai dyshohej se kishte kryer një vrasje, në kryeqytetin grek Athinë, vrasje e cila mendohet se është kryer për prishje të pazareve të drogës. Qëndrimi i Sadikajt në Greqi konfirmohet edhe nga bashkëjetuesja e tij, përgjatë deponimit në polici.

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:

“Aleksandri përpara ka jetuar në shtetin grek dhe para gjashtë viteve ka ardhur në Shqipëri. Nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë ose shqetësim tek Aleksi. Përkundrazi ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi edhe bizneset po i ecnin mirë. Çdo ditë Aleksandri kur zgjohej shkonte tek lokali dhe shkëputej që atje vetëm për të ngrënë bukë, ku frekuentonte restorantet afër lokalit.” Bashkëjetuesja e viktimës rrëfeu për hetuesit edhe lëvizjet e tij të fundit, midis Memaliaj dhe Tiranës, tri ditë përpara se të ndodhte atentati. Madje ajo tregon se si konstatoi diçka të pazakontë ne serbatorin e makinës, por që Aleksandri, sipas saj, nuk i kushtoi rëndësi.

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:

“Në datë 08.06.2022. Aleksandri ka qenë në Memaliaj ku ka qëndruar deri më datë 9 Qershor ku ka ardhur në Tiranë rreth drekës. Rreth orës 20.00 kemi parkuar makinën te parkingu i qendrës ‘Kristal’ në zonën e Komunës së Parisit dhe kemi shkuar për të ngrënë darkë tek një restorant. Kur jemi kthyer rreth orës 23.30 kam vënë re se ishte hapur kapaku i llamarinës së sebratorit dhe i kam thënë Aleksit. Ai nuk e vrau mendjen fare. Më pas mbylla kapakun dhe kemi shkuar në shtëpi. Të nesërmen kam dalë rreth orës 10:00 për punë ndërsa Aleksandri ka qenë në gjumë. Rreth orës 20.20 kam shkuar tek lokali ku kam qëndruar rreth dy orë dhe më pas jam larguar për në banesë. Aleksandri ka qëndruar dhe pak.” Ditën e ngjarjes, e dashura rrëfen se ata u ndanë si zakonisht, pa e kuptuar se ky do të ishte takimi i tyre i fundit në këtë jetë.

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:

“Ditën e ngjarjes dalë rreth orës 08:30 kam dalë për punë. Rreth orës 11:00 kam folur me Aleksandrin dhe e kemi lënë të takoheshim në drekë. Aleksandri nuk ndihej as i frikësuar dhe nuk e shqetësonte gjë. Rreth orës 14:15 me ka telefonuar shoku i Aleksit dhe më ka pyetur se ku ishte ai sepse kishte parë një lajm. Më pas kam marrë menaxherin e lokalit dhe pas këmbënguljes time më ka thënë se është djegur një makinë tek TEG-u, por nuk e dinte nëse ishte ai. Jam nisur për atje por kishte shumë trafik. Më pas kam folur me kunatin e Aleksit dhe më ka thënë që ishte në spital dhe kam shkuar drejt tij.” 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit