Një shqiptar humbi jetën këtë të enjte në Gjermani, pas një sherri me thika me dy persona të tjerë.
Ai u dërgua në spital, por edhe pse u fut në operacion, nuk mbijetoi dot nga plagët e rënda në pjesën e sipërme të trupit.
Gazeta Bild shkruan se shqiptari ishte konfliktuar me një 36-vjeçar nga Maqedonia. Ky i fundit shoqërohej me një 51-vjeçar. Të dy bashkë sulmuan shqiptarin, i cili reagoi duke i plagosur edhe ata, por jashtë rrezikut për jetën.
Dy agresorët janë arrestuar, ndërsa policia thotë se nuk e di motivin e ngjarjes. Forcat e rendit u lajmëruan nga dëshmitarët e tmerruar, që panë përplasjen mes tyre.
Fillimisht mes tyre kishte një sherr verbal, më pas nxorën thikat.

