Ish-kryetari i bashkisë së Vorës Agim Kajmaku ka mohuar akuzat për trafik droge përpara drejtësisë italiane.
Ai u kap me 20 kg kokainë, por para autoriteteve u shpreh se nuk ka dijeni për lëndën narkotike që u gjet në vazot e luleve.
“Shkuma për të blerë bimë në disa fidanishte. Më pas i ngarkuam. Nuk kam dijeni për drogën” tha ai.
Dëshmia ishte e njëjtë edhe nga nipi i tij, që po ashtu është i arrestuar.
Autoritetet italiane po punojnë për të zbuluar rrjetin, nga erdhën dhe kush i ka ngarkuar bimët që përmbajnë drogën.