-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhvillohet konferenca “Dialogu i Prespës” në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Në Ohër po mbahet një takim ku po marrin pjesë zyrtarë të lartë të shteteve të Ballkanit, të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara dhe të organizatave ndërkombëtare dhe një numër ekspertësh për të diskutuar mbi një gamë çështjesh, ndër to: siguria dhe integrimet e Ballkanit Perëndimor, çështjet e energjisë dhe agresioni rus në Ukrainë. Takimi i njohur si “Dialogu i Prespës” ka për qëllim nxitjen e dialogut për zgjidhjen e problemeve apo të mosmarrëveshjeve.

Konferenca e njohur si “Dialogu i Prespës” që po mbahet në Ohër ka mbledhur zyrtarë të një sërë vendesh jo vetëm të Ballkanit, por edhe më gjerë si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ekspertë e pjesëtarë të shoqërisë civile për të diskutuar mbi më shumë çështje thelbësore, por me theks të veçantë sigurinë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, çështjet e energjisë, agresionin rus në Ukrainë, problemet e ambientit jetësor, etj.

Në konferencë do të flasin presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut; kryeministrat e Kosovës, Serbisë e Maqedonisë së Veriut; ministra të jashtëm të disa vendeve, ndërsa janë të pranishëm edhe të dërguarit e posaçëm për Ballkanin, të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Stuart Peach.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ndodhet po ashtu në Ohër, ku pati takime të ndara me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Zoti Michel tha se lufta në Ukrainë ka hapur një kapitull të ri në historinë evropiane dhe ka vënë në qendër çështjen e zgjerimit evropian.

“Kam ardhur në Maqedoninë e Veriut me një mesazh të qartë: Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj zgjerimit”, tha ai, duke shtuar se “hapja e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejtë që të jetë e mundur është përparësia numër një, ndërsa mbështesim të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për çëshjet e hapura dypalëshe me Bullgarinë”, tha zoti Michel.

Ai tha se personalisht është angazhuar me miq të tjerë të Bllokut për të ndihmuar lëvizjen e procesit përpara. Ai theksoi shpresat për zhvillime, siç tha pozitive shumë shpejtë, që do të ishte një shenjë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Zoti Michel tha se Ballkani Perëndimor është stratregjik për BE-në.

Maqedonia e Veriut pret nga samiti i Bashkimit Evropian që do të mbahet pas rreth një jave, që të ketë një lloj bashkërendimi midis Ballkanit dhe Bashkimit Evropian ku do të merreshin vendime parimore.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarvoski pas takimit me zotin Charles Michel, tha se shpreson që drejtuesit e BE-së do t’i plotësojnë premtimet e tyre të marsit të vitit 2020 kur Këshilli për Punë të Përgjithshme njëzëri vendosi që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Sot folëm për atë se zvarritja e integrimeve europiane për Maqedoninë e Veriut po luhatë besueshmërinë e BE-së që do të thotë edhe rënie e ndikimit të tij midis qytetarëve tanë”, u shpreh ai.

Presidenti Pendarovski shtoi se kushtëzimi i një vendi anëtar të BE-së ndaj një vendi kandidat e shkel premtimin për të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor, “por edhe mund ta kompromitojë politikën e zgjerimit, sipas tij, dhe të kalojë në një precendecë të rrezikshme që do t’i jepte fund këtij procesi”.

Konferencën “Dialogu i Prespës” e organizon Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Kjo është hera e dytë që mbahet ky takim. Qëllimi i tij është dialogu në mes zyrtarëve dhe ekspertëve që do të ndihmonte lehtësimin apo edhe zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura në Ballkan e më gjerë. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit